Dhjetë persona janë ekzaminuar në një spital në Strengelbach, Kantoni Aargau, pas një rasti të dyshuar të helmimit me acid hidrocianik.
Policia u thirr në një pallat të premten në mëngjes pas një rasti vdekjeje. Disa punonjës të emergjencës më pas shfaqën simptoma helmimi, sipas policisë, transmeton lbinfo.ch. Më vonë aty u zbulua prania e acidit hidrocianik.
Midis dhjetë personave me simptoma ishin të afërmit e të ndjerit, disa pjesëtarë të personelit të emergjencës dhe tre banorë të ndërtesës, raporton srf.ch. Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim, deklaroi policia kantonale e Aargaut.
Vetëvrasja është dyshimi kryesor në lidhje me vdekjen.