Lajme
Një shpikje zvicerane ndryshoi mënyrën si qërojmë perimet në mbarë botën
“Rex peeler”, i krijuar në vitin 1947, u bë një nga veglat më ikonike dhe më praktike të kuzhinës moderne
Një objekt i vogël dhe i zakonshëm që gjendet sot pothuajse në çdo kuzhinë ka origjinë zvicerane dhe konsiderohet një nga dizajnet më të suksesshme funksionale të shekullit XX. Bëhet fjalë për “Rex peeler”, veglën e njohur për qëruarjen e perimeve, e cila ndryshoi mënyrën e përgatitjes së ushqimit në mbarë botën, përcjell albinfo.ch.
I njohur gjithashtu si “Y-peeler”, ky mjet u shpik dhe u patentua në vitin 1947 nga Alfred Neweczerzal. Para shpikjes së tij, shumica e njerëzve përdornin thika për të qëruar perimet, një metodë më e ngadaltë dhe më pak praktike, që shpesh çonte edhe në humbje të ushqimit.
Dizajni i thjeshtë, por jashtëzakonisht funksional, e bëri menjëherë të njohur këtë vegël kuzhine. I prodhuar nga një copë e vetme alumini, “Rex peeler” ishte i lirë, i lehtë për përdorim dhe i përshtatshëm si për personat e djathtë ashtu edhe për ata të majtë.
Falë efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së tij, ky mjet u përhap shpejt në shumë vende të botës dhe vazhdon të përdoret edhe sot në kuzhina profesionale dhe familjare. Për shumë dizajnerë industrialë, ai mbetet një shembull klasik i kombinimit perfekt mes thjeshtësisë, funksionalitetit dhe estetikës.
Sot, “Rex peeler” konsiderohet jo vetëm një vegël praktike kuzhine, por edhe një ikonë e dizajnit zviceran që dëshmon se edhe shpikjet më të vogla mund të kenë ndikim global. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione Pianistet Ariane Haering dhe Ardita Statovci sollën një program me katër duar që u prit me... -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa” -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë













