Shqipëria
Brukseli i hap rrugë Shqipërisë drejt BE-së, pritet Konferenca Ndërqeveritare më 26 maj
Shqipëria merr sinjal pozitiv nga Brukseli, hapet rruga për Konferencën Ndërqeveritare me BE-në
Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, pasi raporti IBAR (Interim Benchmark Assessment Report) ka kaluar pa kundërshtime në nivel teknik të Bashkimit Evropian dhe pritet të miratohet në COREPER, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve nga Brukseli, drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së është aprovuar në grupin COELA dhe tashmë po kalon në fazën e ambasadorëve të BE-së, para se të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj.
IBAR është një dokument vlerësues i Komisionit Evropian që mat progresin e vendeve kandidate në përmbushjen e kritereve për hapjen e kapitujve të negociatave, ndërsa COREPER shërben si filtrimi përfundimtar politik para vendimeve të Këshillit të BE-së.
Pas këtij zhvillimi, pritet që Shqipëria të marrë dritën jeshile për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila konsiderohet një hap kyç në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














