Kosova
Policia thotë se kërcënimi ndaj Kurtit ka ardhur nga Serbia
Nga hetimet është konstatuar se postimi është realizuar nga Serbia gjegjësisht qyteti i Kralevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë identifikimin e kërcënimit të publikuar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti në rrjetet sociale. Sipas saj, postimi është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës.
Në njoftimin e saj, Policia thotë se menjëherë pasi mori informacionin për kërcënim ndaj Kurtit nga profili “Severna Brigada” (Brigada e Veriut), organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës, hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kërcënimi është publikuar përmes llogarisë së Facebookut “facebook.com/severna.brigada.2025”, ndërsa nga hetimet është konstatuar se postimi është realizuar nga Serbia, gjegjësisht nga Kraleva.
“Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas autoriteteve, analizat e kryera nga njësitë kompetente kanë siguruar edhe të dhëna shtesë që pritet të ndihmojnë në hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar










