Lajme
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm
Lufta në Iran dhe bllokimi i mundshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Zvicër gjatë dimrit të ardhshëm. Paralajmërimi u bë të enjten nga Komisioni Federal i Energjisë Elektrike (ElCom), i cili theksoi se një marrëveshje energjetike me Bashkimin Evropian është “me rëndësi të madhe”.
Presidenti i ElCom, Werner Luginbühl, deklaroi se pa një marrëveshje energjetike me BE-në, Zvicra do të përballet me një ulje të ndjeshme të importeve të energjisë.
“Një reduktim i tillë është shumë problematik”, tha ai, duke kujtuar ndërprerjen masive të energjisë që goditi Spanjën dhe Portugalinë në vitin 2025, si dhe varësinë e lartë të Zvicrës nga importet gjatë dimrit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Furnizimi me gaz mbetet shqetësim
Sipas ElCom, centralet me gaz luajnë rol kyç në garantimin e sigurisë energjetike në Evropë. Megjithatë, rezervat e gazit në kontinent aktualisht janë relativisht të ulëta, ndërsa lufta në Iran krijon pasiguri për mundësinë e rimbushjes së tyre deri në fillim të dimrit.
Pavarësisht kësaj, çmimet aktuale në treg janë dukshëm më të ulëta krahasuar me krizën energjetike të viteve 2021–2022. ElCom e lidh këtë me dy faktorë kryesorë: rritjen e kapaciteteve të terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë dhe funksionimin në nivel të lartë të centraleve bërthamore franceze.
Rreziku ende ekziston
Megjithatë, ElCom paralajmëron se rreziku për furnizimin me energji mbetet i pranishëm nëse mbyllja e Ngushticës së Hormuzit vazhdon për një periudhë më të gjatë, nëse rezervat evropiane të gazit nuk plotësohen mjaftueshëm ose nëse dimri rezulton jashtëzakonisht i ftohtë.
Katari përfaqëson rreth një të pestën e tregtisë globale të LNG-së dhe, sipas ekspertëve, infrastruktura energjetike në rajon mund të dëmtohet nga konflikti.
Drejtori i sekretariatit teknik të ElCom, Urs Meister, paralajmëroi se lufta tashmë po ndikon në çmimet e gazit, të cilat mund të dyfishohen përkohësisht.
“Megjithatë, çmimet e larta nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht mungesë furnizimi. Furnizuesit janë përgjithësisht të përgatitur mirë”, tha ai, duke shtuar se shumica e energjisë së nevojshme për dimrin e ardhshëm tashmë është blerë, ndaj rreziku për konsumatorët mbetet i ulët.
Zvicra importoi energji gjatë gjithë dimrit
Dimrin e kaluar, Zvicra u detyrua të importonte energji elektrike për të kompensuar ndalimin e përkohshëm të centralit bërthamor të Gösgenit.
Sipas Werner Luginbühl, importet arritën në 6.8 TWh, që përbën rreth një të pestën e konsumit kombëtar gjatë dimrit.
“Ajo që ishte e pazakontë është fakti se Zvicra mbeti importuese neto e energjisë gjatë gjithë periudhës nga tetori deri në mars”, deklaroi ai.
Energjia e importuar, kryesisht nga Franca, luajti rol të rëndësishëm në garantimin e furnizimit pa pengesa teknike apo rregullatore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











