Shkurt.ch
Kamionët mbi 3.5 tonësh duhet të aplikojnë për licencë
Nga një janari i vitit 2016 në Zvicër do të vlejë detyrimi për licencë për të gjitha automjetet që bartin mallra me peshe të gjithëmbarshme më shumë se 3.5 tonelata. Deri tash në Zvicër ka vlejtur detyrimi për licencë vetëm për makinat me tonazh nga 6 tonë e më lart.
Kështu, ndërmarrjet të cilat në parkun e tyre të automjeteve kanë makina me tonazh në mes 3.5 dhe 6 tonë, do t`u jepet mundësia që për licencën e re të aplikojnë brenda dy viteve të ardhshme.
Pas rishikimit që Asambleja Parlamentare e Zvicrës i kishte bërë në vitin 2014 ligjit federal mbi dhënien e lejeve ndërmarrjeve të transportit rrugor, shtrohej nevoja e përshtatjes me rregullat përkatëse të vlefshme në BE. Me vënien në jetë të legjislacionit të njëjtë me atë të shteteve të BE-së, Zvicra përforcon integrimin e saj në tregun evropian të trafikut rrugor, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Transport Rrugor.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











