Kosova
Vjosa Osmani njofton se Fahrije Hoti do të garojë për deputete: I bashkohet rrugëtimit tonë politik
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Fahrije Hoti do të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shkruar se Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit të tyre politik, në përfaqësim të qytetarëve.
“Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës! Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë. E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush. Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.
Pas njoftimit nga Osmani, ka reaguar Fahrije Hoti e cila tha se nga sot nis një rrugëtim të ri, “krah për krah me Presidenten, Vjosa Osmani”.
Ajo bëri të ditur se këtë hap e ndërmori për gruan që ngrihet, për fermerin që e di vlerën e çdo kokrre, për të riun që do të ndërtojë jetën e tij në Kosovë dhe për familjet që kërkojnë drejtësi, jo premtime.
“Vij nga Krusha. Vij nga një kohë kur gratë e fshatit tim humbën gjithçka, përveç njëra-tjetrës. Ngritëm duart, ngritëm tokën, ngritëm shtëpitë. Mësova atje se asnjë grua nuk është e vetme kur një tjetër i qëndron pranë. Po e bëj këtë për gruan që ngrihet. Për fermerin që e di vlerën e çdo kokrre. Për të riun që do të ndërtojë jetën e tij në Kosovë. Për familjet që kërkojnë drejtësi, jo premtime. Politika për mua nuk është karrierë, është punë, si puna që kam bërë gjithë jetën. Ju falënderoj që më besoni. Nuk do t’ju zhgënjej! E juaja, Fahrija”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











