Kosova
Haxhiu përshëndet rezolutën në Kongresin Amerikan për mbështetjen e Kosovës në NATO
Ushtruesja e detyrës së presidentes e cilëson iniciativën si sinjal të fuqishëm për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila synon të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rrugëtimit euroatlantik të vendit, duke e vlerësuar si dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës.
“Mirënjohje për përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, kjo iniciativë e Kongresit Amerikan përbën një sinjal të qartë të përkrahjes për Kosovën në përpjekjet e saj për integrim në strukturat ndërkombëtare të sigurisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













