Kosova
Haxhiu shkarkon konsullen në Stamboll dhe ambasadorin e Kosovës në Vatikan
Suzan Novobërdaliu dhe Vehbi Miftari janë liruar nga detyra me vendim të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendime për shkarkime në shërbimin diplomatik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediumit “Nacionale”, Haxhiu ka shkarkuar nga detyra Suzan Novobërdaliun, konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll. Burime brenda Presidencës kanë bërë të ditur se vendimi është marrë menjëherë pas marrjes së kompetencave nga Haxhiu, në kuadër të ndryshimeve të fundit në diplomaci.
Të njëjtat burime kanë theksuar se arsyeja kryesore e këtij vendimi lidhet me perceptimin se Novobërdaliu ka qenë e afërt me ish-presidenten Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj.
Po ashtu, nga detyra është shkarkuar dje edhe Vehbi Miftari, ambasador i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ka pranuar dekretin e lirimit nga detyra.
“Ju njoftoj se këto ditë kam pranuar dekretin e U.D. Presidentes Haxhiu për lirim nga detyra e shefit të Misionit në Selinë e Shenjtë. Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim”, ka shkruar ai.
Miftari ka theksuar se ka qenë “nderi jetësor” të shërbejë si shefi i parë i misionit të Kosovës në Vatikan, ndërsa ka falënderuar ish-presidenten Osmani për besimin e dhënë. Ai ka shtuar se do të sigurohet që dorëzimi i mandatit të bëhet pa dëmtuar raportet e krijuara gjatë shërbimit të tij.
Ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e shkarkimit të tij, ndonëse, sipas raportimeve, sinjale për këtë vendim kishin ekzistuar që nga fundi i vitit të kaluar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













