Lajme
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare
Më 2 maj 2026 në Universitetin e Lozanës do të prezantohet koleksioni i Flora Balaj me kostume tradicionale shqiptare, i shoqëruar edhe me valle popullore.
Më 2 maj 2026, në ambientet e Universitetit të Lozanës (UNIL), do të mbahet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, një ngjarje kulturore e veçantë kushtuar pasurisë së veshjeve tradicionale shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 18:00, në ndërtesën Géopolis, salla 1612, dhe do të sjellë para publikut një koleksion të rrallë me kostume tradicionale shqiptare nga treva të ndryshme.
Përmes kësaj ekspozite, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin nga afër larminë, elegancën dhe identitetin kulturor shqiptar, të ruajtur ndër shekuj përmes veshjeve popullore.
Ngjarja organizohet me koleksionin e Flora Balaj, ndërsa programi do të përfshijë edhe një intermezzo me valle tradicionale shqiptare, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë autentike.
Ky aktivitet pritet të mbledhë komunitetin shqiptar në Zvicër, studentë, studiues dhe dashamirës të kulturës, duke promovuar trashëgiminë kombëtare shqiptare në një prej universiteteve më të njohura evropiane.
Hyrja në ekspozitë është e hapur për publikun./Albinfo.ch

Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Maj 2026
- Ora13:00
- LokacioniUniversitetit të Lozanës (UNIL)
- Data e përfundimit2 Maj 2026 - 18:00
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










