Lajme
Kontakt “lëkurë me lëkurë” për foshnjat e parakohshme, risi në Zvicër
Në Qendrën Spitalore Universitare të Lozanës (CHUV), është aplikuar për herë të parë në Zvicër metoda e kontaktit “lëkurë me lëkurë” për foshnjat e lindura para kohe, duke filluar nga java e 32-të e shtatzënisë.
Kjo praktikë lejon që i porsalinduri të vendoset menjëherë mbi kraharorin e nënës ose, në raste të caktuara, të babait, duke synuar uljen e stresit të lindjes dhe stabilizimin e gjendjes së foshnjës.
Sipas drejtueses së neonatologjisë në CHUV, Charlotte Tscherning, kjo qasje i jep përparësi afërsisë natyrore mes prindit dhe fëmijës, ndërsa ekipi mjekësor kryen njëkohësisht të gjitha procedurat e nevojshme për monitorim dhe trajtim.
Foshnjat e lindura para kohe janë veçanërisht të ndjeshme, pasi organet e tyre nuk janë plotësisht të zhvilluara. Kontakti i drejtpërdrejtë me prindin ndihmon në rregullimin e temperaturës, frymëmarrjes dhe në uljen e stresit nga kalimi i menjëhershëm në mjedisin e jashtëm.
Ekspertët theksojnë se kjo metodë ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin afatgjatë të trurit të foshnjës, ndërsa për nënën ndihmon në forcimin e lidhjes emocionale dhe në fillimin e prodhimit të qumështit.
Aktualisht, teknika zbatohet për lindjet natyrale, ndërsa në të ardhmen planifikohet të zgjerohet edhe për lindjet me prerje cezariane dhe për foshnjat më të parakohshme, nga java e 28-të.
E-Diaspora
-
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit Ish-reprezentuesi i Zvicrës rikthehet te klubi ku nisi karrierën, tashmë në një rol drejtues dhe strategjik.... -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













