Lajme
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Togerja Gabriella Hajdaraj do të ndjekë trajnim 7-mujor për Komandantë Toge të Inxhinierisë Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Togerja e dytë Gabriella Hajdaraj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të bëhet oficerja e parë e kësaj force që do të ndjekë kursin profesional 7-mujor për Komandantë Toge të Inxhinierisë Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Ky kurs i avancuar synon t’u ofrojë oficerëve të rinj njohuri të thelluara në aspektin teknik, taktik dhe komanduese, të domosdoshme për udhëheqjen e njësive ushtarake në role të inxhinierisë mbështetëse.
Pjesëmarrja e togeres Hajdaraj në këtë trajnim po vlerësohet si një hap i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit në rritje ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe si dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme britanike për zhvillimin e kapaciteteve të inxhinierisë luftarake të FSK-së.
Trajnimi zhvillohet në kuadër të programeve profesionale të njësisë 3 RSME Regt, e specializuar në trajnimin e personelit ushtarak në fushën e inxhinierisë ushtarake./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










