Shkurt.ch
Zvicra merr masa kundër trafikimit me qenie njerëzore
Zvicra ka vendosur të shtojë masat kundër trafikimit me qenie njerëzore, gjegjësisht me refugjatë. Në kuadrin e këtyre masave, autoritetet përgjegjëse do të formojnë një grup pune. Këtë deklaratë e ka dhënë sot zëvendësdrejtori i Policisë Federale të Zvicrës (Fedpol) Olivier Pecorini për radion zvicerane SRF.
Ky grup pune përbëhet nga punonjës të trupave të mbrojtjes kufitare, nga policitë kantonale, policia federale dhe autoritetet e drejtësisë. Në grupin e përmendur bëjnë pjesë edhe policë italianë dhe gjermanë.
Qëllimi i krijimit te grupit është zbulimi i trafikantëve, kapja e tyre dhe dënimi, ka thënë Pecorini. Dhe për të gjitha këto nevojitet bashkëpunim me vendet fqinje, ka shtuar ai.
Krijimi i grupit të punës vjen si reaksion ndaj tragjedisë së rëndë të refugjatëve që ka ndodhur të enjten në Austri me ç`rast janë gjetur trupat e pajetë të 71 refugjatëve.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












