Lajme
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst
Kosova me oficer të ri të diplomuar në Sandhurst, merr pjesë Arta Qehaja
Është mbajtur Parada Sovrane në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, ku Oficer Kadeti Arbër Aruqi përfundoi me sukses trajnimin e tij në Royal Military Academy Sandhurst, transmeton albinfo.ch.
Kadeti Aruqi, gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional, dëshmoi përkushtim dhe disiplinë, duke reflektuar njëkohësisht angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për ndërtimin e një ushtrie moderne, të përgatitur dhe të trajnuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Edhe diplomatja kosovare Arta Qehaja pati nderin dhe krenarinë të marrë pjesë në diplomimin e oficerit kosovarë në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë përfaqëson jo vetëm arritje individuale, por edhe një sinjal të qartë të avancimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Pjesëmarrja dhe diplomimi i oficerëve të Kosovës në Sandhurst konsiderohet gjithashtu dëshmi e besimit dhe respektit që partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të kenë ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












