Shkurt.ch
Hekurudhat kompensojnë udhëtarët për vonesat e trenave
Shfrytëzuesit e transportit hekurudhor të Zvicrës, të cilët për shkak të parregullsive eventuale të Ndërmarrjes Federale të Hekurudhave (SBB/CFF) kanë pësuar vonesa të gjata, duhet të kompensohen urgjentisht. Zyra Federale për Komunikacion ka dërguar sot për shqyrtim projektin që merret me këtë problematikë.
Ky projekt do të duhej të rregullonte çështjen e të drejtave të udhëtarëve njësoj siç është e rregulluar kjo tash në BE. Sipas kësaj, ndërmarrje hekurudhore obligohet që të paguajë kompensimin për të gjithë udhëtarët në rastet kur treni vonohet më shumë se një orë.
Lartësia e shumës së kompensimit pritet të rregullohet më vonë. Por ajo duhet të jetë gjithsesi më e lartë se shuma që aktualisht disa ndërmarrje hekurudhore paguajnë në bazë vullnetare në rastet e ngjashme.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












