Kosova
Albin Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares
Kryeministri nderon luftëtarët e UÇK-së dhe thekson rëndësinë strategjike të kësaj beteje për lirinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, një prej përballjeve më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës për çlirimin e vendit, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka nderuar luftëtarët e rënë dhe pjesëmarrësit e kësaj beteje, duke e cilësuar si një përpjekje vendimtare për shembjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për çlirimin e atdheut.
“Më 9 prill 1999, në mëngjes herët, ushtarët e UÇK-së mësyen mbi pozicionet e forcave serbe në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, duke sulmuar bazën ‘7 Korriku’, Rrasën e Koshares dhe majen Gllava. Për dy muaj të plotë, mijëra pjesëtarë të UÇK-së u përfshinë në luftimet e Betejës së Koshares, në një terren malor e kodrinor,” shkroi kryeministri.
Ai ka theksuar se beteja vazhdoi deri në përfundimin e fushatës ajrore të NATO-s, dhe se humbjet në radhët e forcave serbe ishin të konsiderueshme, megjithëse pala serbe nuk i publikoi kurrë të dhënat e plota.
“Çdo pranverë i kujtojmë me mirënjohje dhe nderime të gjithë luftëtarët e UÇK-së që morën pjesë me guxim në Betejën e Koshares, duke dhënë djersë, mund dhe gjak për atdheun tonë dhe lirinë e popullit. Lavdi u qoftë dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares, sot e përmot!” – shkroi Kurti.
Ky përkujtim nënvizon vlerën historike dhe simbolike të Betejës së Koshares për identitetin dhe lirinë e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











