Kosova
Sot shënohet 27-vjetori i Betejës së Koshares
Një nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së që theu kufirin Kosovë–Shqipëri dhe forcoi rrugët e furnizimit gjatë luftës
Sot shënohet 27-vjetori i Betejës së Koshares, e konsideruar si një nga betejat më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së, e udhëhequr nga komandanti Agim Ramadani, u përball me ushtrinë serbe në një ofensivë të fuqishme me qëllim thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Përveç marrjes së kontrollit të zonës kufitare, kjo betejë kishte rëndësi të veçantë strategjike, pasi mundësoi krijimin e një korridori të qëndrueshëm për furnizim dhe mbështetje logjistike, duke forcuar kapacitetet e UÇK-së në frontet e luftës.
Beteja e Koshares u zhvillua me intensitet të lartë dhe me humbje të mëdha, por u shënua si një fitore e rëndësishme për UÇK-në, duke dëshmuar vendosmërinë dhe guximin e luftëtarëve për liri.
Pas kësaj beteje, Kosharja u shndërrua në simbol të rezistencës dhe u bë motiv i fuqishëm për rritjen e numrit të vullnetarëve që iu bashkuan radhëve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













