Muzikë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik
Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës do të jenë nikoqire të një muaji të mbushur me muzikë, art pamor, masterclass-e dhe netë operistike
Edicioni i gjashtë i ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ (RLIOF) rikthehet këtë muaj korrik, duke e shndërruar Prishtinën dhe disa qytete të Kosovës në hapësira të rëndësishme kulturore, ku muzika, kujtesa dhe emocionet bashkohen në një rrëfim artistik të veçantë, transmeton albinfo.ch.!
Këtë vit, festivali vjen me një program të pasur dhe të larmishëm, që ndërthur artin pamor, muzikën urbane, interpretimet nostalgjike të ikonave të muzikës shqiptare, si dhe fuqinë e skenës operistike. Organizatorët theksojnë se çdo ngjarje e planifikuar synon të krijojë një përvojë unike për publikun, duke sjellë interpretime që komunikojnë drejtpërdrejt përmes ndjeshmërisë dhe intensitetit artistik.
RLIOF mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, duke ofruar jo vetëm koncerte dhe shfaqje, por edhe mundësi zhvillimi profesional përmes masterclass-eve me emra të njohur ndërkombëtarë.
Organizatorët ftojnë publikun që gjatë gjithë muajit korrik t’i bashkohet këtij rrugëtimi kulturor, për të përjetuar nga afër performancat dhe për të njohur artistët që do ta bëjnë këtë edicion të paharrueshëm./Albinfo.ch
⸻
Programi i Festivalit RLIOF 2025
• 4 korrik – Koncerti i bendit Minatori
• 4 korrik – Ekspozita e Fadil Berishës
• 5-6 korrik – Masterclass i fotografisë me Fadil Berishën
• 10 korrik – “Open Mic” Karaoke
• 14 korrik – Nexhmije Pagarusha – Prishtinë
• 16 korrik – Nexhmije Pagarusha – Ferizaj
• 18 korrik – Nexhmije Pagarusha – Istog
• 18-23 korrik – Masterclass me Jean Bernard Thomas
• 20 korrik – Young Classics
• 22 korrik – Ensemble Evening
• 24 korrik – New Generation
• 26 korrik – Opera Night
• 28 korrik – Konferenca për shtyp e RLIOF
• 29 korrik – Gala Night “Rame Lahaj & Friends”


E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













