Lajme
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Tre këshilltarët të SVP-së: Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin e St. Gallen-it lidhur me xhaminë e re
Një shoqatë e myslimanëve shqiptarë po planifikon të ndërtojë një xhami të re të madhe në Fürstenlandstrasse, St. Gllen. Projekti është ende në fazat e hershme; ende nuk janë paraqitur aplikime zyrtare për ndërtim.
Lidhur me ndërtimin e xhamisë, që do të kushtojë rreth 15 milionë franga, është raportuar gjerësisht ditëve të fundit në mediat zvicerane dhe ato shqiptare, shkruan Albinfo.ch.
Plani është për një ndërtesë të re me një sipërfaqe prej afërsisht 1,000 metrash katrorë dhe hapësirë për disa qindra besimtarë. Kostoja totale vlerësohet deri në 15 milionë franga zvicerane, me rreth dhjetë milionë që shkojnë për ndërtim dhe pesë milionë të tjera për tokën, kishte shkruar gazeta “Blick”.
Projekti po drejtohet nga Bashkësia Islame El-Hidaje, e cila ka drejtuar një xhami më të vogël në St. Gallen për disa vite. Shoqata tashmë po mbledh fonde në mënyrë aktive për projektin në shkallë të gjerë. Sipas deklaratave të përfaqësuesve të shoqtës, ata kanë gjeneruar rreth tre milionë franga zvicerane deri më tani, duke përfshirë edhe ato nga ngjarjet e mbledhjes së fondeve në rajon.
Përveç një salle lutjesh, ndërtesa e planifikuar do të përfshijë edhe përdorime të tjera, si hapësirë tregtare dhe një kafene, e cila do të jetë e hapur edhe për jo-myslimanët.
Detajet në lidhje me financimin dhe afatet e mëtejshme kohore janë ende të hapura. Nismëtarët mbeten të rezervuar publikisht, pasi projekti është ende në fazat e hershme të zhvillimit.
Ndërkohë në Kantonin ku pritet të ndërtohet xhamia, janë dëgjuar zëra që e kontestojnë atë.
Kështu, tre këshilltarët kantonalë të SVP-së, Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin e St. Gallen-it lidhur me xhaminë e re të madhe, shkruan gossau24.ch .
Qeveria e St. Gallen-it duhet të arsyetojë xhaminë e re të planifikuar në qytetin e St. Gallen-it: Tre këshilltarë kantonalë të SVP-së kanë paraqitur një mocion duke kërkuar përgjigje në lidhje me financimin, kuadrin ligjor dhe ndikimin e mundshëm social të projektit, transmeton albinfo.ch.
Ata kërkojnë që qeveria e St. Gallen të sqarojë tetë pyetje.
Përveç tre nënshkruesve fillestarë, mocioni mbështetet nga shtatë këshilltarë të tjerë kantonalë të SVP.
Në vazhdim, theksime nga mocioni i SVP-së në Parlamentin e Kantonit.
“Ne kërkojmë që qeveria e St. Gallenit t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme individualisht: Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallenit kundër ekstremizmit islamist brenda dhe përreth xhamive?; Si e monitoron kantoni origjinën dhe taksimin e duhur të kompensimit të tyre?; Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallenit për të parandaluar formimin e shoqërive paralele me rregullat e tyre islamike ose sistemet ligjore rreth xhamive?; Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallenit për të parandaluar që xhamitë të krijojnë dhe praktikojnë rregulla që bien ndesh me rendin dhe kulturën zvicerane (për shembull, barazia gjinore, shamitë për vajzat, refuzimi për të shtrënguar duart, ndarja e grave)?; Nga vijnë paratë për xhaminë e re të planifikuar në St. Gallen?; Çfarë masash po merr qeveria e St. Gallen për të parandaluar shtetet islamike, degët e tyre fetare ose kulturore, ose organizata të tjera të huaja që të kontribuojnë para në xhaminë e planifikuar në St. Gallen dhe në këtë mënyrë të ushtrojnë ndikim te myslimanët në kanton?.
Qeveria tani ka tre muaj për të dhënë një përgjigje me shkrim. Këshilltarët kantonalë deklarojnë pa mëdyshje se hedhin poshtë shoqëritë paralele islamike, financimin e huaj dhe çdo shkelje të vlerave zvicerane.
E-Diaspora
-
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» Iniciativa më e re e partisë politike zvicerane SVP synon t’ua heqë të drejtat popullatës migrante... -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













