Kosova
Të drejtat dhe privilegjet e Vjosa Osmanit dhe familjes së saj pas përfundimit të mandatit presidencial
Mandati i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës përfundoi më 4 prill 2026, dhe përkohësisht vendin e saj e mori kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Edhe pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Osmani përfiton disa të drejta sipas Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës. Ajo do të vazhdojë të përdorë titullin “Presidente”.
Ligji parashikon që ish-presidentja ka të drejtë të marrë pension, që është 70% e pagës që ka pasur gjatë kohës së shërbimit si kryetare e shtetit.
Për më tepër, Osmani dhe familja e saj – burri dhe fëmijët – kanë të drejtë për sigurim shëndetësor të plotë dhe qasje në shërbime mjekësore në spitalet publike dhe ushtarake gjatë gjithë jetës.
Sipas ligjit, ish-presidenti ka të drejtë për një kompensim kalimtar për shtatë muaj pas përfundimit të mandatit, që mund të përdoret për zyrë, staf, telekomunikacion, shërbime postare dhe materiale të tjera të nevojshme për periudhën e tranzicionit.
Osmani dhe familja e saj do të kenë mbrojtje personale për tre vitet e ardhshme dhe mund të marrin pjesë në ngjarje shtetërore sipas protokollit.
Ligji gjithashtu u mundëson atyre përdorimin e pasaportës diplomatike të Kosovës gjatë gjithë jetës, ndërsa fëmijët e tyre e kanë këtë të drejtë deri në moshën 18 vjeç.
Ish-presidentja mund të shpenzojë fonde për aktivitetet që kryen si ish-president, të sigurta nga buxheti i Zyrës së Presidentit. Për pesë vitet e para pas mandatit, zyrës së ish-presidentit mund t’i shërbejnë maksimumi tre persona.
Sipas ligjit, angazhimet e ish-presidentit nga Qeveria e Kosovës shënojnë fillimin e periudhës pesëvjeçare pas përfundimit të detyrës.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













