Kosova
Medalje presidenciale për prof.dr. Nazmi Maliqin: Një jetë e përkushtuar për Kosovën
Një nga figurat e angazhuara në proceset kyçe politike të Kosovës, Prof. Dr. Nazmi Maliqi, është dekoruar ditë më parë me Medaljen Presidenciale të Meritave (post mortem) nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në vlerësim të kontributit të tij të gjatë në shërbim të vendit.
Ky vlerësim i lartë institucional vjen si njohje për angazhimin e tij shumëvjeçar në jetën publike dhe politike, ku ai është shquar si një ndër figurat e përkushtuara në procese të rëndësishme për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Gjatë viteve 1994–1998, Maliqi ka qenë deputet në Maqedoni dhe njëkohësisht i angazhuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë përfaqësimin në Ansamblen e NATO-s, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, duke qenë pjesë e përpjekjeve institucionale dhe politike në periudha kyçe për vendin.
Medalja Presidenciale e Meritave është një nga dekoratat më të larta shtetërore dhe u ndahet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë për shtetin dhe shoqërinë.
Ky nderim rikonfirmon rolin dhe rëndësinë e figurave që kanë kontribuar në rrugëtimin e Kosovës drejt forcimit të shtetësisë dhe zhvillimit demokratik.
Prof. Dr. Nazmi Maliqi ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 66-vjeçare.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











