Lajme
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit
Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të Zvicrës Qendrore, në Goldau dhe Sursee. Takimet mblodhën një numër të madh besimtarësh shqiptarë që jetojnë në këto zona, duke u kthyer në një ngjarje që bashkoi ritet fetare me ruajtjen e traditave kombëtare.
Gjatë meshës, vëmendjen e morën fëmijët e veshur me kostume tradicionale shqiptare, pamje kjo që dëshmon përpjekjen e komunitetit për t’ua trashëguar kulturën brezave të rinj edhe në mërgim.
Për mbarëvajtjen dhe anën emocionale të këndimit kishtar u kujdes kori i Misionit, i drejtuar nga motër Mrika, ndërsa këshilltarët e qendrës u siguruan që gjithçka të rridhte e qetë dhe e organizuar.
Në meshën e mbajtur në Sursee, pjesëmarrësit mirëpritën edhe besimtarë të ardhur nga kantone të tjera të Zvicrës dhe nga Franca. Mes tyre ishte edhe meshtari don Marjan Shtjefen Ukaj.
Në predikimin e tij, don Antoni u bëri thirrje besimtarëve që kuptimin e ringjalljes ta përkthejnë në veprime konkrete në jetën e përditshme. Ai vuri theksin te shpresa, qëndrueshmëria dhe nevoja për solidaritet e dashuri mes njerëzve.
Pas përfundimit të lutjeve, aktiviteti u zhvendos në oborrin e kishës në Sursee, ku fëmijët dhe të rinjtë e Misionit shpërndanë vezët e festës. Për të pranishmit u shtrua edhe një koktej mikpritjeje, i përgatitur nga Vilson Gjoni dhe Albert Nikolla, duke krijuar një hapësirë për biseda dhe urime mes pjesëmarrësve.
Kremtimi në Luzern tregoi se për këtë komunitet festa nuk mbetet thjesht një rregull fetar, por shërben si një pikë takimi për të forcuar lidhjet njerëzore dhe kujtesën kombëtare.
Fotografitë e këtij organizimi u realizuan nga Nue Tuqi, Martin Musaj dhe Arben Gojani.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?


















