Bota
Origjina e Pashkëve
A e ka Pashka vërtet origjinën nga një perëndeshë gjermanike e harruar? Çfarë fshihet pas mitit të Ostarës dhe pse të krishterët janë ende të ndarë rreth një pyetjeje kyçe?
A e dini se kisha ka kaluar shekuj duke debatuar rreth çështjes se cila është historia e vërtetë e Pashkës?
Shumë kohë para Krishtërimit njerëzit në të gjithë Evropën festonin ardhjen e pranverës. Këto festa të lidhura me ekuinoksin e marsit, shënonin fundin e dimrit dhe rikthimin e jetës.
Ekzistojnë shumë histori për festivalin gjermanik të Ostarës, perëndeshës së pranverës, e cila ishte në qendër të festimeve dhe që shoqërohej nga kafshë të egra, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Promovimi nga nazistët
Legjenda e saj u bë e famshme në Gjermani në shekullin e 19-të, nëpërmjet koleksionit mitologjik të Jakob Grimmit. Nazistët e promovuan fuqimisht atë si një figurë të identitetit gjerman.
Megjithatë kërkimet e kohëve moderne sugjerojnë se legjenda u shpik pikërisht në atë kohë,nuk ishte kurrë pagane dhe se perëndesha mund të mos ketë ekzistuar kurrë.
Përkundrazi, thuhet se emri anglisht për festivalin rrjedh nga latinishtja “albis”, më vonë “eostarum” që do të thotë “agim”.
20 apo 21 mars?
Me përhapjen e Krishtërimit, Ringjallja e Jezusit u lidh me traditat e vjetra pagane të pranverës. Por kishte një problem: data e propozuar e Kryqëzimit nuk përputhej me ekuinoksin e pranverës. Kështu nisi dhe debati.
Kisha Romake Perëndimore tha se Pashka duhet të bjerë gjithmonë të dielën. Kisha Lindore e lidhi Kryqëzimin drejtpërdrejt me Pashkën.
Kjo mosmarrëveshje zgjati për shekuj me radhë derisa Këshilli i Nikesë i mbledhur në vitin 325 vendosi: Pashka është e diela e parë, pas së hënës së parë të plotë që pason ekuinoksin e pranverës.
Njerëzit vazhduan të debatonin për datën e saktë edhe shumë kohë pas kësaj teorie. Kjo është arsyeja pse shumë emra evropianë për Pashkën rrjedhin nga fjala hebreje “Pesach”, e cila përmes latinishtes u përhap në gjuhë të tjera si spanjisht “Pascua”, në danisht “Påske” apo shqip “Pashkë”.
Po lepuri dhe vezët?
Pranvera është stina e pjellorisë, dhe lepuriështë simbol i saj. Ndërsa pulat kanë një cikël natyror kur lëshojnë vezët, i cili arrin kulmin në pranverë.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














