Bota
Rritet ndjeshëm numri i personave që marrin shtetësi në Evropë
Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin shtetësi në vendet evropiane, si rezultat i migracionit, përfitimeve të BE-së dhe zhvillimeve politike si Brexit
Numri i personave që po marrin shtetësi në vendet evropiane është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke reflektuar ndryshime të mëdha demografike dhe politike në kontinent.
Sipas të dhënave të fundit, mbi 1.2 milionë persona fituan shtetësi në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2024, një rritje e konsiderueshme krahasuar me një dekadë më parë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Vendet që japin më së shumti shtetësi janë Gjermania, Spanja dhe Italia, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të pasaportave të reja të dhëna në Evropë.
Ekspertët theksojnë se kjo rritje lidhet kryesisht me faktorë demografikë, si ardhja e valëve të mëdha të emigrantëve në vitet e fundit. Për shembull, shumë refugjatë sirianë që erdhën në Evropë në vitin 2015 tashmë kanë plotësuar kushtet për natyralizim dhe po marrin shtetësi.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe efekti i Brexit. Qytetarë britanikë kanë kërkuar shtetësi në vendet e BE-së për të rikthyer të drejtat që kishin më parë, si lëvizja e lirë dhe mundësia për të jetuar e punuar në gjithë Unionin.
Përfitimet e shtetësisë evropiane janë një motiv kyç për shumë aplikantë, pasi ajo u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.
Në përgjithësi, rritja e numrit të shtetësive tregon se Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë tërheqëse për emigrantët, ndërsa shtetësia mbetet një nga mjetet kryesore për integrim dhe përfitim të të drejtave të plota në shoqëri.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













