Kosova
Çmimi i naftës në Austri afër nivelit të Kosovës
Nafta drejt 2 euro në Austri, qytetarët “ikën” për furnizim në Slloveni
Rritja e çmimeve të karburanteve në Evropë po krijon fenomene të reja ekonomike, ndër to edhe të ashtuquajturin “turizëm karburanti”. Ky trend është veçanërisht i dukshëm në Slloveni, ku çmimet e rregulluara nga shteti janë më të ulëta krahasuar me vendet fqinje, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat, shumë shoferë nga Austri po kalojnë kufirin për t’u furnizuar me karburant më të lirë. Për të menaxhuar këtë fluks, autoritetet sllovene kanë vendosur kufizime, drejtuesit privatë mund të blejnë deri në 50 litra në ditë, ndërsa bizneset dhe fermerët deri në 200 litra.
Qeveria gjithashtu ka inkurajuar operatorët e tregut që të aplikojnë masa më të rrepta për klientët e huaj, në mënyrë që të shmangen mungesat për konsumatorët vendas.
Ndërkohë, çmimet në Austri kanë arritur nivele të larta. Një litër benzinë Euro-super 95 po i afrohet 1.80 eurove, ndërsa dizeli (nafta) është pranë 2.00 eurove për litër, pothuajse në të njëjtin nivel me çmimet aktuale në Kosovë, ku çmimi për litër naftë është 1.79-1.80 €, përcjell tutje albinfo.ch.
Në kontrast, në Slloveni çmimet mbeten të kontrolluara, me benzinën që shitet rreth 1.47 euro për litër dhe dizelin rreth 1.53 euro.
Ky dallim ka nxitur një lëvizje të shtuar ndërkufitare. Ndërsa disa qytetarë sllovenë e shohin këtë si një bezdi për shkak të radhëve dhe mundësisë së mungesave, të tjerë e konsiderojnë një mundësi ekonomike. Shumë nga këta “turistë të karburantit” nuk kufizohen vetëm në furnizim, por kalojnë kohë në Slloveni, duke konsumuar në restorante dhe duke bërë blerje në dyqanet lokale.
Për aq kohë sa dallimet në çmime do të vazhdojnë, edhe fenomeni i “turizmit të karburantit” pritet të mbetet prezent në rajon./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












