Muzikë
Tenori shqiptar Granit Musliu debuton në skenën prestigjioze të Berlinit
Artisti shqiptar pjesë e sezonit 2026/27 në Staatsoper Unter den Linden me rolin kryesor në operën “La Traviata”
Tenori shqiptar Granit Musliu pritet të shënojë një moment të rëndësishëm në karrierën e tij artistike, duke debutuar në një nga skenat më të njohura operistike në botë, Staatsoper Unter den Linden në Berlin, transmeton albinfo.ch.
Teatri prestigjioz ka publikuar së fundmi programin për sezonin 2026/27, ku emri i Musliut është përfshirë në kastin e operës së njohur “La Traviata” të Giuseppe Verdi. Ai do të interpretojë rolin e Alfredo Germont, një nga rolet kryesore të kësaj vepre klasike.
Vetë artisti e ka cilësuar këtë arritje si një moment të veçantë në rrugëtimin e tij:
“Është një nder i veçantë që emri im të jetë pjesë e këtij teatri historik dhe mezi pres ta sjell këtë rol në një nga skenat më të rëndësishme të botës”, është shprehur Musliu.
Debutimi në këtë skenë konsiderohet një sukses i madh për çdo artist, ndërsa përfaqëson gjithashtu një arritje të rëndësishme edhe për artistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke marrë parasysh prestigjin dhe rëndësinë që gëzon ky institucion në botën e operës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












