Muzikë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në ekipin e reperit Elastinen (Video)
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Hana Orllati, ka kaluar me sukses edhe fazën e dytë të spektaklit të njohur muzikor “The Voice of Finland”, atë të dueleve, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Në këtë fazë, Hana u përball në një duet me kandidaten finlandeze Kreetta Sihvola, me të cilën interpretuan këngën e njohur “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion. Performanca e tyre u vlerësua si një ndër interpretimet më të spikatura të kësaj faze të spektaklit, duke marrë reagime shumë pozitive.
Mentorja e të dy kandidateve, këngëtarja Jenni Vartiainen, vendosi të zgjedhë Kreetta Sihvola për të vazhduar garën në ekipin e saj. Megjithatë, sipas rregullave të formatit të “The Voice of Finland”, mentorët e tjerë kanë të drejtë të “vjedhin” një konkurrent nëse vlerësojnë potencialin e tij. Kështu ndodhi edhe me Hanën. Dy anëtarët e tjerë të jurisë, Elastinen dhe Sanni, shprehën interes për ta pasur atë në ekipet e tyre, duke vlerësuar zërin dhe performancën e saj në skenë. Në fund, Hana vendosi t’i bashkohet ekipit të reperit Elastinen, duke siguruar kështu vazhdimin e saj në garë. Performanca e Hanës u dallua veçanërisht për emocionin dhe interpretimin e ndjerë që ajo i dha këngës, duke bërë që mentorët të shfaqin menjëherë interes për ta përfshirë në ekipet e tyre.
Rrugëtimi i Hanës në muzikë ka nisur që në moshë të hershme. Që në moshën 10-vjeçare ajo mori pjesë në “The Voice Kids Albania”, ndërsa më pas ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë. Në fazën e parë të “The Voice of Finland”, Hana arriti të kalojë me sukses audicionet e fshehta me interpretimin e këngës “How Am I Supposed to Live Without You”, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e saj artistik.
Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Për të, muzika mbetet pasioni dhe frymëzimi më i madh, ndërsa këngëtarja e re premton se në të ardhmen do të sjellë edhe projekte të reja muzikore për publikun./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/reel/946072421702451
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












