Kosova
Rënie e çmimit të naftës në tregjet botërore pas deklaratave të Trumpit për Iranin
Paralajmërimi i presidentit amerikan për Ngushticën e Hormuzit ul çmimin e naftës në bursat aziatike, ndërsa mbetet e paqartë se si do të reflektohet kjo në tregun e Kosovës.
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar rënie të martën në mbrëmje, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos bllokojë Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit me energji në botë, përcjell albinfo.ch.
Në një reagim në rrjetet sociale, Trump tha se çdo përpjekje e Iranit për të ndërprerë rrjedhën e naftës përmes kësaj ngushtice do të përballej me një përgjigje të ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nëse Irani bën çfarëdo që ndalon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, ata do të goditen nga SHBA-ja 20 herë më shumë sesa janë goditur deri më tani”, shkroi ai.
Pas këtyre deklaratave, në bursat aziatike çmimi i naftës së papërpunuar ra me rreth 6.5 për qind, duke zbritur nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi.
Vetëm një ditë më parë, të hënën, çmimi kishte arritur pothuajse në 120 dollarë për fuçi, si pasojë e frikës se konflikti mund të zgjatej dhe të ndikonte në furnizimin global me energji.
Në një konferencë për media në Florida, Trump la të kuptohet se situata mund të stabilizohet shpejt.
“E nisëm këtë ekskursion sepse menduam se duhej të bënim diçka për ta hequr qafe njëfarë djalli. Por mendoj se po e shihni se kjo do të jetë afatshkurtër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të reflektohet kjo rënie e çmimeve në tregun e Kosovës, ku aktualisht çmimi i naftës ka arritur në rreth 1.5 euro për litër.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













