Kosova
A do të ktheheni në LDK, kështu përgjigjet Vjosa Osmani
Osmani pyetet nëse do të kthehet në LDK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte propozuar si kandidate të vetme, ajo do të rizgjidhej presidente. Vetëvendosje kishte propozuar Glauk Konjufcën, ndërsa më pas i kishte premtuar Osmanit nënshkrime për kandidaturë, të cilat ajo i refuzoi.
Në një intervistë për Syri TV, Osmani tha se kishte përkrahje edhe nga deputetë të opozitës, veçanërisht nga LDK-ja, dhe se kishte diskutuar individualisht me partitë joshumicë për të siguruar kuorumin e votave. Ajo shtoi se nuk kishte kërkuar pozita të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit, dhe se veprimet e saj kishin qenë të orientuara vetëm nga interesi i qytetarëve dhe stabiliteti politik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nëse do të rikthehej te Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Do të bëjë atë që është në inertes të qytetarëve të Kosovës…Do ta shoh se cili do të jetë interesi më i madh i Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme…Unë do ta kryej detyrën time me nder si presidente deri më 4 prill. Pas kësaj do ta bëj një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, do ta marr vendimin për rrugën përpara”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se ka besuar plotësisht kryeministrin Albin Kurti për dialogun Kosovë–Serbi, duke mos dërguar përfaqësues të saj, dhe se veprimet e saj janë bazuar gjithmonë në Kushtetutë. Ajo po ashtu u shpreh se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte në përputhje me ligjin dhe se Gjykata Kushtetuese është autoriteti që mund të shqyrtojë çdo çështje të mundshme.
Presidentja gjithashtu deklaroi se Presidenca ka arritur të forcojë qëndrimin e administratës Trump 2 për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, si dhe për anëtarësimin në NATO, duke përfituar nga mbështetja e diasporës, pa bërë koncesione në dialogun me Serbinë.
Osmani tha se vendimi për rikandidim është i bazuar në vullnetin e qytetarëve dhe në mbështetjen e kryeministrit Kurti, dhe se pas përfundimit të mandatit më 4 prill, do të bëjë një vlerësim të ri për hapat e ardhshëm në interes të Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











