Shkurt.ch
Zvicra, aktualisht pa asnjë central atomik fuksional
Nuk është realizim i vizionit të ambientalistëve për një Zvicër pa atom por thjesht, ka rastisur që të katër centralet berthamore që prodhojne energji elektrike, aktualisht të mbeten jashtë rrjetit.
Në natën në mes të të dielës dhe të hënës është nxjerrë nga rrjeti centrali atomik për prodhimin e energjisë elektrike Gösgen. Pasi që edhe centralet Leibstadt dhe Mühleberg ishin nxjerrë nga qarkullimi për shkak të revizionit vjetor, ndërsa edhe blloku 2 i centralit Beznau në Kantonin Aargau nuk prodhon aktualisht rrymë elektrike në Zvicër nuk prodhohet fare energji nga atomi.
Sa i përket centralit Beznau, revizioni do të zgjasë rreth katër muaj dhe gjatë kësaj kohe duhet veç tjerash të bëhet ndërrimi i një kapaku të reaktorit. Blloku 1 ka ndërprerë prodhimin që nga muaji mars i këtij viti, pas gjetjes së parregullsive teknike që është bërë e mundur falë aplikimit të teknologjisë më të re të matjeve.
Ndërsa arsyeja për ndalimin e prodhimit të centralit Gösgen ishte riparimi i një vrime avulli në turbinë dhe sqarimi i shkaktarit që ka sjellë atë, thonë për opinionin përgjegjësit e këtij centrali.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










