Futboll
Xhaka i lumtur me arritjen e synimit të parë të Sunderland, BBC me vlerësim interesant
Kapiteni i Sunderlandit thekson se skuadra tashmë synon më shumë pas arritjes së 40 pikëve, ndërsa BBC vlerëson ndikimin e tij në përmirësimin e lojës së ekipit
Kapiteni i Sunderland AFC, Granit Xhaka, është shprehur i kënaqur pasi skuadra e tij ka arritur objektivin kryesor të sezonit në Premier League, transmeton albinfo.ch.
Sunderlandi e siguroi fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Leeds United, duke arritur kështu në kuotën e 40 pikëve pas 29 xhirove të elitës angleze. Ky ishte objektivi i vendosur nga klubi në fillim të edicionit, pasi kjo shifër zakonisht konsiderohet e mjaftueshme për të siguruar mbijetesën në ligë.
Xhaka u aktivizua në minutën e 56-të të ndeshjes, duke vazhduar rikthimin gradual pas një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushës për pesë ndeshje.
“Ne kemi folur në fillim të edicionit, synimi ynë ishte 40 pikë. Kemi bërë 40 pikë dhe tani duam më shumë pasi uria është e madhe”, ka deklaruar Xhaka për TNT Sports pas ndeshjes.
Ai ka theksuar se skuadra duhet të mbetet modeste dhe të vazhdojë me të njëjtën qasje edhe në ndeshjet e mbetura.
“Ne duhet të qëndrojmë modest. E dimë prej nga jemi. Synimi ishte 40 pikë. Kur e arrin synimin e parë dëshiron më shumë. Uria është prezente. I marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim ku do të arrijmë”, ka shtuar ai.
Sunderlandi është përballur me mungesa të rëndësishme në skuadër, por mesfushori me përvojë ka vlerësuar kontributin e lojtarëve që kanë marrë më shumë hapësirë në këtë periudhë.
“Për disa lojtarë nuk ishte e lehtë që nuk kanë luajtur. Por na duhen të gjithë. Nuk mund të kesh vetëm 11 lojtarë. Luke O’Nien është një shembull i rëndësishëm për këta lojtarë. Ai e meriton gjithë respektin. Është legjendë e këtij klubi. Por të gjithë lojtarët shfaqën karakter dhe kjo na duhet”, është shprehur Xhaka.
Me 40 pikë të grumbulluara, Sunderlandi ndodhet në mesin e tabelës së Premier League, ndërsa deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe nëntë xhiro.
Ndërkohë, mediumi britanik BBC ka theksuar ndikimin e madh të Xhakës në lojën e skuadrës. Sipas këtij mediumi, nuk ishte rastësi që Sunderlandi u përmirësua dukshëm pas hyrjes së mesfushorit në fushë.
BBC vlerëson se përvoja dhe lidershipi i 33-vjeçarit kanë pasur ndikim të rëndësishëm në ekip, duke e cilësuar atë si transferimin me ndikimin më të madh te Sunderlandi gjatë këtij sezoni./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore












