Shkurt.ch
Zviceranët “vërshojnë” hotelet gjermane
Gjatë pesë muajve të parë të vitit janë realizuar 2.2 milionë bujtje të zviceranëve në Gjermani
Forcimi i frangut në raport me euron, nga janari i këtij viti ka bërë që për zviceranet çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve në vendet fqinje (veçmas në Gjermani) të bëhen edhe më atraktive. Edhe para kësaj, fenomeni i “turizmit të shopingut” të zviceranëve në vendet fqinje ka qenë mjaft i shprehur ndërsa nga janari i këtij viti ai ka marrë përmasa edhe më të gjera.
Për turistët që shkojnë të “bëjnë pazare” në Gjermani është shkruar shumë në të dyja anët e kufirit dhe madje ka pasur edhe shprehje pakënaqësie nga qytetarët gjermanë afër kufirit. Por më pak është shkruar për përmirësimin e afarizmit të hoteleve gjermane falë shtimit të numrit të bujtjeve të turistëve zviceranë atje.
Qendra Gjermane për Turizëm ka regjistruar një rritje të konsiderueshme ne këtë drejtim. Gjatë pesë muajve të parë të vitit janë realizuar 2.2 milionë bujtje të zviceranëve në Gjermani. Dhe kjo është një rritje prej 11 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, thotë për “Schweiz am Sonntag zëdhënësi i kësaj organizate. Me këto shifra, zviceranët zënë vendin e dytë pas holandezëve në listën e turistëve që realizojnë bujtje në Gjermani
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









