Shkurt.ch
OKB sërish akuza Zvicrës për mos sanksionimin e torturës
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka theksuar në mënyrë të përsëritur vërejtjet lidhur me “masat e pamjaftueshme” që po merr Zvicra për dënimin e torturës.
Komiteti përgjegjës i OKB-së kërkon në një raport të tij, veç tjerash që vepra penale e torturës të futet në kodin penal të Zvicrës në mënyrë eksplicite Veç kësaj, vazhdon kërkesa e komisionit, azilkërkuesit dhe në veçanti fëmijët në mesin e tyre duhet të kenë në dispozicion mbrojtje juridike pa pagesë.
Marrë në përgjithësi, Zvicra po bën tepër pak për të sanksionuar veprën penale të torturës, thuhet më tutje ne raport. Për pasojë, ekziston rreziku që deliktet e kësaj natyre të mbeten të pandëshkuara.
Zvicra pati kundërshtuar dhe hedhur poshtë si të pabaza rekomandimet e bëra kohë më parë nga OKB-ja për të adresuar më mirë çështjen e torturës. Kështu, ajo nuk ka ndërmarrë hapa që do të shkonin në drejtim të plotësimit të rekomandimit ne fjalë. Zvicra konsideron se tortura luftohet në mënyrë të suksesshme edhe pa pasur nevojë që të sanksionohet si vepër e veçantë penale.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












