Lajme

Spitali Universitar i Cyrihut në Top 10 botëror, kryeson renditjen për Zvicrën

Tre spitale zvicerane janë renditur ndër më të mirat në nivel global, sipas një studimi të ri ndërkombëtar, ku Spitali Universitar i Cyrihut kryeson listën për Zvicrën.

Një studim i publikuar nga revista amerikane Newsweek ka analizuar 2,500 spitale në 32 shtete të botës, duke i renditur ato bazuar në vlerësimet e ekspertëve mjekësorë për cilësinë dhe sigurinë e përgjithshme, si dhe në matjet e rezultateve të raportuara nga pacientët (PROMs), përcjell albinfo.ch.

Sipas këtij vlerësimi, University Hospital Zurich ka arritur rezultatin më të lartë ndër institucionet shëndetësore zvicerane, duke u renditur në vendin e 9-të në nivel botëror.

Pas tij renditet Geneva University Hospital, i cili zë vendin e 19-të, ndërsa shumë pranë tij është edhe Lausanne University Hospital në pozitën e 21-të.

Ky vlerësim konfirmon nivelin e lartë të sistemit shëndetësor zviceran dhe veçanërisht rolin udhëheqës të Spitalit Universitar të Cyrihut, i cili po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor.