Shkurt.ch
Kuvendi i Diasporës së Zvicrës zgjedh kryetarin e ri
Delegatët e këtij kuvendi kanë zgjedhur kryetarin e ri, ish deputetin nacional të SP-së nga Bazeli Remo Gysin. Organizata e “zviceranëve jashtë vendit” në vitin 2016 do të shënojë 100 vjetorin e themelimit
Ka filluar të premten në Gjenevë punimet Kuvendi i diasporës zvicerane. Delegatët e këtij kuvendi kanë zgjedhur kryetarin e ri, ish deputetin nacional të SP-së nga Bazeli Remo Gysin. Ai i ka zënë vendin politikanit liberal dhe deputetit nacional nga Gjeneva, Jacques-Simon Eggly i cili këtë pozicion e ka mbajtur nga viti 2007.
Për kryetarin e ri kanë votuar 67 pjesëmarës ndërsa kundër tij 4 sish.
Kuvendi ka shprehur pakënaqësinë e vet me vendimin e Këshillit Federal që lejen për votim elektronik në zgjedhjet nacionale ua ka dhënë vetëm katër kantoneve (Gjenevës, Lucernit, Basel-Stadt-it dhe Neuchatelit). Lidhur me këtë pikë, kuvendi ka miratuar një rezolutë.
Organizata e “zviceranëve jashtë vendit” në vitin 2016 do të shënojë 100 vjetorin e themelimit. Si një nga sukseset e saj në tetë vitet e fundit, gjatë mandatit të tij, kryetari i deritashëm Eggly ka përmendur krijimin e mundësisë për të votuar përmes internetit.
ASO në raport me autoritetet federale të Zvicrës përfaqëson interesat e 746000 zviceranëve që jetojnë jashtë vendit. Prej tyre, 142 mijë kanë të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












