Bota
Irani konfirmon vdekjen e liderit suprem, Ministrit të Mbrojtjes dhe shefin e Forcave të Armatosura
Në nder të tij është shpallur një periudhë zie 40-ditore
Mediat shtetërore iraniane kanë konfirmuar vdekjen e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei në zyrën e tij gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, duke konfirmuar raportimet paraprake nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë.
Në nder të tij është shpallur një periudhë zie 40-ditore.
Konfirmimi i së dielës vjen pasi agjencitë iraniane Tasnim dhe Mehr kishin raportuar fillimisht se Khamenei mbetej “i vendosur dhe i fortë në komandim”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në platformën e tij Truth Social se 86-vjeçari Khamenei u vra në sulmet e përbashkëta që nisën të shtunën herët në mëngjes.
“Ai nuk mundi të shmangte sistemet tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të avancuar dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që mund të bënin ai ose liderët e tjerë të vrarë bashkë me të,” shkroi Trump. “Ky është mundësia më e madhe për popullin iranian të rimarrë vendin e tij,” shtoi ai, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes i Iranit dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura janë vrarë në sulmet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli të shtunën, kanë konfirmuar mediat shtetërore iraniane.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Tasnim, gjenerallejtënant Abdolrahim Mousavi, i cili drejtonte forcat e armatosura që prej vrasjes së paraardhësit të tij gjatë konfliktit 12-ditor në qershor të vitit të kaluar, ka humbur jetën në sulmet e së shtunës.
Po ashtu, është konfirmuar edhe vrasja e ministrit të Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, raportoi Tasnim.
Më herët, Irani kishte konfirmuar edhe vdekjen e dy figurave të tjera kyçe: gjeneralmajorit Mohammad Pakpour, i cili udhëhiqte Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), si dhe Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












