Shkurt.ch
Numër rekord pasagjerësh në Aeroportiin e Cyrihut
Koha e pushimeve verore është zakonisht edhe kohë e shtimit të numrit të pasagjerëve në linjat ajrore. Dhe është pikërisht kjo kohë që i ka sjellë Aeroportit të Cyrihut numrin rekord të pasagjerëve për të gjitha kohët deri tash.
Më 19 korrik, ditë e shtunë, në këtë aeroport, më të madhin në Zvicër, kanë aterruar ose kane marrë udhë për më tutje plot 96.768 udhëtarë.
Rekordi i mëparshëm i një dite ishte 93.400 pasagjerë, bën të ditur shërbimi përkatës i aeroportit të Cyrihut.
Sikurse 19 korriku, edhe tri ditët pasuese kane qenë ditë rekorde në krahasim me ditët e njëjta të viteve të mëparshme.
Gjithsej gjatë muajit korrik në këtë aeroport janë regjistruar 2 milionë e 673965 pasagjerë që është për 5.7 për qind më shumë se në muajin korrik te vitit 2014.
Po ashtu gjatë korrikut edhe aeroplanët kanë fluturuar me kapacitet më të madh. Mesatarisht ata kanë bartur nga 123 pasagjerë që i bie 5.2% më shumë se në korrikun e vitit 2014.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë











