Lajme
Shtetet e BE-së miratojnë marrëveshjet me Zvicrën
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin për nënshkrimin e një pakete marrëveshjesh me Zvicrën, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Vendimi u mor të martën gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel. Sipas përfaqësuesve të BE-së, nënshkrimi i marrëveshjeve pritet të realizohet në muajin mars, transmeton albinfo.ch.
Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, e cilësoi këtë zhvillim si një “hap logjik për forcimin e marrëdhënieve afatgjata”, duke theksuar se marrëveshjet reflektojnë angazhimin për një Bashkim Evropian më të fortë dhe më autonom, por njëkohësisht të hapur ndaj botës.
Ministrat e 27 vendeve anëtare u mblodhën në Bruksel nën presidencën e radhës të Qipros. Para takimit, disa prej tyre theksuan rëndësinë e marrëveshjeve të arritura me Bernën. Zyrtari gjerman për çështjet evropiane, Gunther Krichbaum, deklaroi se “Zvicra, e vendosur në zemër të Evropës, ka vendin e saj edhe në tregun e përbashkët”.
Hapat e mëtejshëm
Sipas Këshillit të BE-së, marrëveshjet pritet të nënshkruhen në mars. Presidenti zviceran Guy Parmelin pritet të vizitojë Brukselin më 2 mars. Një njoftim zyrtar nga Komisioni Evropian pritet të publikohet së shpejti.
Këshilli jo vetëm që dha dritën jeshile për nënshkrimin, por miratoi edhe procedurat për ratifikim, me kusht që përmbajtja e marrëveshjeve të mos ndryshojë.
Megjithatë, marrëveshjet duhet të kalojnë edhe nëpër Parlamenti Evropian, ku Komisioni për Punët e Jashtme pritet t’i shqyrtojë ato. Po ashtu, ato duhet të miratohen edhe nga Parlamenti zviceran.
Negociata të gjata dhe tensione
Marrëveshjet synojnë harmonizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Zvicrës dhe BE-së. Negociatat u përmbyllën në dhjetor 2024, ndërsa u miratuan nga Këshilli Federal i Zvicrës në qershor 2025.
Ky zhvillim vjen pas disa viteve tensionesh, pasi Zvicra refuzoi të nënshkruante një marrëveshje kuadër në vitin 2021. Ky refuzim shkaktoi bllokime në disa fusha, përfshirë pjesëmarrjen e Zvicrës në programin kërkimor evropian Horizon Europe.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












