Kosova
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Berlin me një mbrëmje solemne
Ambasada e Kosovës organizon pritje madhështore në Rotes Rathaus, me rreth 400 të ftuar nga trupi diplomatik dhe politika gjermane
Mbrëmë, në Berlin u festua 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një organizim të madh nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja u mbajt në ambientet prestigjioze të Rotes Rathaus, ndërtesa historike në zemër të Berlinit, e cila shërben si seli e Kryetarit Qeverisës të Berlinit dhe e qeverisë së qytetit. Një hapësirë përfaqësuese ku organizohen vetëm ngjarje të veçanta shtetërore dhe diplomatike, duke i dhënë kështu festës një dimension edhe më të lartë institucional.
Në këtë mbrëmje solemne morën pjesë rreth 400 mysafirë, përfshirë deputetë gjermanë, përfaqësues të ambasadave të ndryshme, si dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.
Organizimi dhe niveli i përfaqësimit u vlerësuan si dëshmi e seriozitetit dhe dinjitetit me të cilin Kosova prezantohet në arenën ndërkombëtare. Momente të tilla jo vetëm që forcojnë imazhin institucional të shtetit, por edhe theksojnë përparimin dhe konsolidimin diplomatik të Kosovës.
Një falënderim i veçantë iu drejtua Ambasadorit Faruk Ajeti dhe stafit të ambasadës për organizimin e kësaj mbrëmjeje historike, e cila shënoi në mënyrë dinjitoze 18-vjetorin e shtetit të Kosovës në kryeqytetin gjerman./Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













