Zhvillim
UISHZ shpall Javën e solidaritetit me Malësinë e Tetovës
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ditën e premte, përkatësisht më 14 gusht 2015 e shpallë javën e solidaritetit me Malësinë e Tetovës, gjegjësisht me fshatrat e prekura nga vërshimet.
Siç thuhet në një njoftim të unionit, aksioni zhvillohet me moton: “Duke u ndihmuar të tjerëve të fitojmë kënaqësinë e Zotit dhe të rrisim dashurinë ndaj vëllezërve tanë”. “Askush prej jush nuk e ka besimin e përkryer përderisa nuk ia dëshiron të mirën vëllait të vet, sikur që ia dëshiron vetvetes”, ka thënë Muhammedi a.s.”, thuhet më tutje në njoftim.
Me këtë rast, duke e shfrytëzuar mundësinë e ditës së xhuma, anëtarëve të xhamive shqiptare në Zvicër ju jepet një mundësi shumë e mirë për t’i kontribuar humanizmit dhe mirësisë, siç e kanë dëshmuar këtë çdoherë dhe në secilën kohë.
Përmes aktiviteteve të tilla mirësie, për vëllezërit tanë, bashkëveprojmë në shërbim të idealeve të larta, plotësojmë pjesë të përgjegjësisë ndaj kombit shqiptar dhe vlerave universale të Islamit, si dhe e ndihmojmë Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës për përpjekjet humanitare për të prekur të gjitha shtresat e shoqërisë, aty ku edhe e lyp nevoja.
Ky kontribut i çmueshëm, pavarësisht shumës, na ofron mundësinë të ndiejmë lumturinë e lidhjes sonë me vëllezërit dhe motrat tona në Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Prishtinë etj., duke rikujtuar që vullneti i Allahut është që ne të jemi në shërbim të Zotit, komunitetit dhe njerëzimit në përgjithësi.
Sot, malësia e Tetovës ka nevojë për mbështetjen tuaj, për lutjet dhe duatë e juaja, sidomos për mjete ushqimore, për furnizim të ujit dhe për mjete të tjera higjienike.
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, ditën e xhuma ( 14 gusht 2015), e shpallë si java e solidaritetit me Malësinë e Tetovës të prekura dhe dëmtuara nga vërshimet e shiut”, thuhet në fund të njoftimit të nënshkruar nga Nehat Ismaili, Kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve














