Myrto Uzuni e nis në mënyrën më të mirë të mundshëm sezonin e ri në Major League Soccior.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin në sfidën e parë të kampionatit të ri me skuadrën e Austin ndaj Minnesota United, transmeton albinfo.ch.
Uzuni ishte titullar në këtë ndeshje të parë duke u bërë protagonist në disa aksione të skuadrës teksane.
Në minutën e 76 ai la gjurmën e tij në këtë ndeshje duke dërguar topin në rrjetë për të çuar për momentin rezultatin 2-1 për Austin.
Për fatin e keq skuadra teksane nuk diti të ruajë këtë avantazh pasi Minnesota barazoi rezultatin në minutat e fundit me skuadrat që dolën nga fusha e lojës nga 1 pikë.
Myrto Uzuni është në sezonin e tij të dytë në kampionatin amerikan te futbollit dhe duke se është përshtatur mirë me futbollin e këtij vendi teksa e ka nisur sezonin e ri ashtu siç pritet nga një sulmues.
Uzuni buries it from close range to give us the lead! 🇦🇱 pic.twitter.com/EvXfQ85zH5
— Austin FC (@AustinFC) February 22, 2026