Bota
Shifrat: Gati 2 milionë gjermanë me arsim të lartë në rrezik varfërie
Shifrat e Entit Federal të Statistikave tregojnë se, megjithëse në Gjermani është shtuar numri i atyre që kanë përfunduar universitetin, shumë syresh nuk kanë arritur të sigurojnë vende pune me paga të mira
Rreth 1.9 milionë vetë, që kanë kryer studimet universitare, ishin në vitin 2025 në rrezik varfërie. Kjo përbën një rritje prej 350.000 vetësh krahasuar me vitin 2022.
Të dhënat e zyrtare nga Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë u publikuan si përgjigje e një kërkese të bërë nga partia Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW).
Rritja e të papunëve në radhët e të diplomuarve vjen në një kohë kur numri i tyre në nivel kombëtar arriti në 21 milionë vetë. Edhe të dhënat e Agjencisë Federale të Punës tregojnë se papunësianë radhët e personave që kanë përfunduar studimet universitare u rrit në 3,3%, nga 2,2% që ishte tri vite më parë, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Të prekura të gjitha shtresat shoqërore
“Përkeqësimi i gjendjes dhe varfëria prekin tani të gjitha shtresat shoqërore në të gjjitha nivelet e arsimimit” tha Sahra Wagenknecht, themeluese e partisë “Aleanca Sahra Wagenknecht”, duke u bërë thirrje politikanëve të ringjallin ekonominë dhe të mundësojnë lëvizshmëri sociale përmes punës së ndershme.
Megjithatë, rreziku për t’u prekur nga varfëria mbetet shumë më i lartë për personat me nivel të ulët ose të mesëm arsimimi. Në vitin 2025 nga 14,3 milionë vetë me kualifikime të ulëta konsideroheshin në rrezik varfërie rreth 4,1 milionë.
Në Gjermani në rrezik varfërie klasifikohet sipas përkufizimit kushdo që fiton më pak se 60% të së ardhurës mesatare, e cila vitin e kaluar ishte 1.446 euro në muaj për një të rritur që jeton vetëm.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













