Shkurt.ch
Afër 300 të vdekur gjatë korrikut, si pasojë e vapës
Ndërkaq vera e vitit 2003 e cila njihet si verë me vapë rekorde në Zvicër, kishte marrë jetën e 975 personave më shumë se në verat e zakonshme
Vapa e madhe që ka mbretëruar gjatë korrikut në Zvicër ka marrë tagrin e vet: Afër 300 persona kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj, njofton Zyra Federale e Statistikave (BFS).
Madje vetëm në dy javët e para të korrikut, numri i të vdekurve të moshës mbi 65 vjeçare në Zvicër ka qenë 2234, që është 12 deri 15 për qind më shumë se mesatarja e një periudhe të tillë në vitet “normale”.
Së paku 267 raste të vdekjes sipas BFS kanë ardhur si pasojë e temperaturave të larta Ndërsa gjatë dy javëve të para të korrikut, kur vapa ka qenë më e madhe, vdekshmëria e personave mbi 65 vjeçarë kishte kaluar në mënyrë të theksuar mesataren.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me vdekshmërinë e shkaktuar nga vapa gjatë 12 ditëve të para të gushtit.
Vera e vitit 2003 e cila njihet si verë me vapë rekorde në Zvicër, kishte marrë jetën e 975 personave më shumë se në verat e zakonshme.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









