Shkurt.ch
Käser: Nuk ka kaos në fushë të azilit, në Zvicër
Ai e ka deklaruar këtë duke iu kundërvënë akuzave që kohëve të fundit SVP ka përhapur në lidhje me “kaosin në sferën e azilit”
Në Zvicër nuk mbretëron kurrfarë kaosi në fushën e azilit. Kështu ka thënë drejtori i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë te Drejtësisë dhe të Policisë, Hans-Jürg Käser. Ai e ka deklaruar këtë duke iu kundërvënë akuzave që kohëve të fundit SVP ka përhapur në lidhje me “kaosin në sferën e azilit”.
Me gjithë faktin se popullata ka qëndrim të rezervuar dhe madje edhe refuzues kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve, kjo nuk ka të bëjë me politikën zvicerane të azilit por një klimë e ngjashme mbretëron afërsisht në gjithë Evropën ka thënë Käser në një intervistë për NZZ.
Ai ka shprehur po ashtu keqardhjen për kritikat ndaj Këshillit Federal që pak ditë më parë kanë ardhur nga kantoni Luzern dhe ai Schwyz. Kantonet në fjalë kërkonin që të ndërpritet praktika e njohjes së azilit refugjatëve nga Eritrea, sese ata, sipas tyre janë refugjatë ekonomikë.
“Qeveritë kantonale nuk veprojnë mirë kur, përmes medieve i bëjnë presion federatës. Më në fund reforma e azilit po bëhet me iniciativat që vijnë nga kantonet”, ka thënë Käser duke shprehur optimizëm se reforma po ecën mirë.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










