Lajme
Dy mostra qumështi për foshnja rezultojnë pozitive me toksinën cereulide në Zvicër
Dy nga 33 mostrat e para të qumështit për foshnja të testuara në Zvicër kanë rezultuar pozitive për toksinën cereulide, një substancë e prodhuar nga një bakter që mund të shkaktojë të vjella dhe diarre.
Sipas Federal Office for Food Safety and Veterinary Affairs (FSVO), analizat u kryen pas tërheqjeve të njëpasnjëshme të produkteve nga kompanitë Nestlé, Danone, Hochdorf dhe Vitagermine në Zvicër.
Produktet e prekura
Dy mostrat që rezultuan pozitive i përkisnin qumështit Aptamil, të mbledhura nga familje dhe të prodhuara nga kompania franceze Danone – marka e fundit për të cilën u njoftua tërheqja në fillim të muajit shkurt. Në fillim të muajit, autoritetet identifikuan 20 raste të mundshme të foshnjave të sëmura.
FSVO ka kërkuar një “rishikim kritik” dhe “përmirësime” nga prodhuesit e formulave për foshnja Danone, Nestlé dhe Hochdorf, të cilët duhet të sqarojnë “shkaqet e sakta” të ndotjes, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kantonale pritet të zhvillojnë në pranverë një fushatë të gjerë analizash për formulat e foshnjave, me qëllim monitorimin proaktiv të sigurisë ushqimore.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












