Shkurt.ch
Shitje rekorde e veturave në Zvicër
Në Zvicër ka një rritje të numrit të veturave të blera dhe të futura në qarkullim. Kështu, gjatë korrikut janë regjistruar afër 10 për qind më shumë vetura të reja se sa në korrikun e vitit 2014.
Edhe po u shikua numri i veturave të blera nga fillimi i vitit e deri tash, kemi një rritje. Kësaj here, 8%, bën të ditur federata Auto-Schweiz.
Shkaktari kryesor i këtij zhvillimi është ulja e çmimeve që kanë bërë importuesit e makinave për shkak të frangut të forcuar. Kështu, përderisa blerësit shprehen të kënaqur me zbritje e çmimeve, importuesit dhe shitësit brengosen për faktin se u është ngushtuar marzha e fitimit nga importi dhe shitja e makinave.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










