Muzikë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare dhe adhuresve të muzikës klasike
Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, së bashku me sopranon e njohur ndërkombtarisht Marigona Qerkezi, do të mbajnë një koncert të veçantë në Zvicër, kushtuar për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike, në veçanti diasporës shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Dy artistët e njohur do të ngjiten në skenën e Victoria Hall në Gjenevë, duke sjellë një mbrëmje artistike me vlera të larta muzikore për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Koncerti do të mbahet më 23 shkurt 2026, duke filluar nga ora 19:30.
Hyrja për publikun do të jetë falas, por organizatorët kanë bërë të ditur se vendet duhet të rezervohen paraprakisht përmes linkut zyrtar, shkruan tutje albinfo.ch.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në emailin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë: [email protected]./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











