Kinema
Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ kthehet me çmim nga festivali “Sundance”
Ky ishte projekti i tij i dytë i regjisorit Visar Morina që konkurroi në këtë festival prestigjioz pas “Exile” në vitin 2020.
Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina ka fituar çmim në festivalin prestigjioz “Sundance” në kategorinë “World Dramatic Competition”.
Filmi flet për burrin e përkushtuar ndaj familjes i cili përpiqet të sigurojë jetesën, teksa presionet financiare shtohen. Edhe pse nëna dhe kunati i tij i ofrojnë ndihmë, pranimi i mbështetjes ia lëndon dinjitetin.
“Shame and Money” arriti të jetë në top 4 filmat e përzgjedhur për këtë çmim, në konkurrencë me 10 filma gjithsej.
Në filmin me skenar nga Morina dhe Doruntina Basha, luajnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Fiona Gllavica ,Alban Ukaj, Tristan Halilaj, Kumrije Hoxha, Labinot Lajçi dhe Rebeka Qena.
Filmi pati premierë botërore në “Sundance 2026” dhe ky ishte projekti i tij i dytë i regjisorit Morina që konkurroi në këtë festival prestigjioz pas “Exile” në vitin 2020.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












