Të tjera
Mediumi zviceran shkruan se në Serbinë e Aleksandar Vuçiq gazetarët po përballen me presion gjithnjë e më të madh
Liria e medias në Serbi po përkeqësohet vazhdimisht, në një kohë kur vendi po përballet me protesta studentore kundër korrupsionit dhe prirjeve gjithnjë e më autoritare të presidentit Aleksandar Vuçiq. Kështu shkruan mediumi publik zviceran RTS, duke theksuar se prej më shumë se një viti gazetarët dhe mediat e pavarura janë nën sulme të shtuara, presion politik dhe ekonomik.
Sipas raportimit, mbulimi i protestave kundër korrupsionit është kthyer në një aktivitet me rrezik të lartë për gazetarët në Serbi. Ata sulmohen rregullisht, si në terren ashtu edhe përmes presioneve të tjera. Mes tyre është edhe Ksenija Pavkov, gazetare e televizionit N1, një media që aktualisht ndodhet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autoritetet, transmeton albinfo.ch.
“Shpesh ndodh që huliganë pro-regjimit të na gjuajnë me gurë, shishe apo objekte të tjera, ndërsa policia nuk reagon për të na mbrojtur,” ka deklaruar ajo në një intervistë për emisionin e mëngjesit të RTS-së. “Përveç kësaj, përballemi vazhdimisht me fyerje, kërcënime dhe madje edhe kërcënime me vdekje.”
Gazetarët etiketohen si “terroristë”
Presidenti Aleksandar Vuçiq, sipas RTS-së, i cilëson shpesh gazetarët kritikë si “mercenarë” apo “terroristë”, duke krijuar një klimë armiqësore ndaj medias së pavarur. Kjo situatë është veçanërisht e rëndë në qytetet jashtë kryeqytetit.
“Gazetarët që nuk e mbështesin regjimin baltosen sistematikisht nga tabloidët pro-qeveritarë,” thotë Zoran Kneževiç, kryeredaktor i Radio 021 në Novi Sad. “Këto media publikojnë detaje nga jeta private e tyre dhe fabrikojnë vazhdimisht gënjeshtra.”
“Mungesë e plotë transparence”
Sipas Milica Šariç, drejtoreshë e Qendrës për Gazetari Investigative në Serbi, hetimi i sistemit klientelist që protestuesit denoncojnë prej më shumë se një viti është bërë pothuajse i pamundur, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë të bësh gazetari investigative,” shprehet ajo. “Autoritetet refuzojnë të na japin qasje në dokumente publike. Gjithçka është e mbuluar nga mungesa e transparencës dhe sekretit.”
Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij e ka cilësuar tashmë Serbinë si “hallkën më të dobët në Evropë” sa i përket lirisë së medias
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












