Lajme
Bastisje në Deutsche Bank, hetime për dyshime të pastrimit të parave
Autoritetet gjermane nisin hetime në Deutsche Bank për pastrim parash
Zyra e Prokurorit Publik në Frankfurt ka njoftuar se janë duke u zhvilluar bastisje në Deutsche Bank, pas dyshimeve për pastrim parash. Nën hetim raportohet se janë disa drejtues dhe punonjës të këtij institucioni të madh financiar, përcjell albinfo.de.
Autoritetet gjermane po kontrollojnë ndërtesat që i përkasin bankës më të madhe të Gjermanisë në Frankfurt dhe Berlin, me qëllim sigurimin e provave shtesë. Bastisjet po zhvillohen vetëm një ditë para se kompania e listuar në indeksin DAX të publikojë rezultatet e saj financiare për vitin 2025.
Sipas mediave gjermane, hetimi lidhet me transaksione të mëparshme me kompani të huaja, të cilat gjithashtu dyshohen për përfshirje në aktivitete të pastrimit të parave.
Ndërkohë, Shoqata Gjermane e Gjyqtarëve vlerëson se në Gjermani pastrohen rreth 100 miliardë euro çdo vit, duke e bërë këtë fenomen një nga sfidat kryesore për sistemin financiar dhe organet e drejtësisë në vend./Albinfo.de
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











